Gjermania ka nënshkruar një marrëveshje për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila do të zëvendësojë furnizimet e humbura të gazit rus.
Këtë e bën të ditur Spiegel.
Marrëveshja është nënshkruar nga kompania gjermane RWE gjatë vizitës së kancelarit Olaf Scholz në vend, vëllimi i parë i kontraktuar është 137 mijë metra kub.
Gazi do të sillet me cisternë në dhjetor në terminalin e ri në qytetin e Brunsbüttel në veri të Gjermanisë.
Marrëveshjet e reja për burimet energjetike janë qëllimi kryesor i udhëtimit të Scholz në Lindjen e Mesme.
Më pas, kancelari do të shkojë në Arabinë Saudite dhe Katar. Ky i fundit ka rezervat e treta më të mëdha të gazit në botë, por ende nuk pritet të nënshkruhet asnjë marrëveshje.
Greqia thuhet se ka ulur importet e saj të gazit rus me më shumë se gjysmën këtë vit falë rritjes së furnizimeve nga prodhues të tjerë në terminalin e saj të vetëm të gazit natyror të lëngshëm pranë Athinës.
Në fund të shtatorit, Polonia përfundoi ndërtimin e tubacionit të gazit Baltic Pipe për të importuar gaz nga Norvegjia.