Michael Roth, president i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, tha se Aleksandër Vuçiç nuk është më një partner i besueshëm, sepse nuk ka vend për shërbëtorët e Putinit në Bashkimin Evropian.
“Vëzhguesit ndërkombëtarë në këto zgjedhje raportuan blerjen e votave dhe përdorimin e votuesve fantazmë në favor të SNS-së në pushtet. Këto janë metoda nga veglat e një sunduesi autokratik, jo të një presidenti që është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron të udhëheqë vendin e tij në BE”, tha Roth.
Sipas tij, marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë kanë qenë shumë intensive për vite me radhë. Ai përsëriti se hapja dhe transparenca janë më të rëndësishmet në zgjedhjet demokratike.
“Qeveria duhet të ketë interes, nëse gjithçka ka qenë në rregull, ta vërtetojë duke i treguar ato dokumente, listat e votuesve. Nëse nuk e bëjnë këtë, mendoj se BE-ja ka detyrim të bëjë pyetje, të pyesë se çfarë po ndodh me. parregullsitë e raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë, çfarë ndikimi patën këto manipulime në rezultatet e zgjedhjeve”, shtoi ai.