Partia në pushtet në Gjeorgji ka njoftuar sot se po tërheq projekt- ligjin e diskutueshëm mbi “agjentët e huaj’ pas dy net protestash të dhunshme, mes kritikave se projekt-ligji në fjalë u frymëzua nga një ligj i ngjashëm rus dhe përfaqëson një kthesë të vendit drejt autoritarizmit.
Me anë të një njoftimi për mediat, qeveria bëri me dije se kjo ka ardhur si pasojë e reflektimit pas protestave që ndodhën në vend, ku qytetarët ishin kundër.
Projekt-ligji parashikonte që organizatat gjeorgjiane, të cilat marrin më shumë se 20% të fondeve të tyre nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj” ose përndryshe përballen me gjoba.
Parlamenti dha miratimin e tij fillestar të martën, por dhjetëra mijëra protestues u mblodhën për 2 ditë me radhë jashtë parlamentit, duke dhënë një shembull se çfarë quhet demokraci.