Polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të vajzës së dytë që u mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, ngjarje e cila ndodhi katër ditë më parë.
Të dielën autoritetet mundën të gjejnë trupin e vajzës 9-vjeçare e cila u pikas në ujërat e lumit Buna nga një peshkatar i rastit. Trupi i saj i pajetë u përcoll këtë të hënë për në banesën e fundit.
Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij.