Një 31-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Tiranë. Viktima është gjetur në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar.
Dyshohet se 31-vjeçarja ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.
“Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja 31 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.