Gjykata e Posaçme shtyu për të dytën herë seancën paraprake për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Seanca paraprake do të zhvillohej sot për të vendosur nëse çështja e Gërdecit do të kalojë ose jo për gjykim, por gjykata nuk ka pranuar që familjarët e viktimave të jenë palë në këtë proces.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, ‘SAC’ dhe “Albademil”.
Ai akuzohet se ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes.