Marrëdhënia e Olta Gixharit dhe Gent Hazizit ende mbetet e njëjtë pas debatit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 2.
Së fundmi, aktori ka komentuar Oltën si anëtare e jurisë së Dancing with the Stars. Ai duket se është ndjerë i bezdisur nga protagonizmit i Oltës dhe tha se spektakli merret me kërcimin jo me fjalët.
“Shumë protagonizëm i Oltës! Olta duhet të lejë të flasin teknikët. Ai është një spektakël që ka në bazë kërcimin, jo llafet, jo po fustani… Olta e ka këtë qejfin e protagonizmit dhe e merr. Olta është futur dhe në gjykimet profesionale. Do i sugjeroja që të flasë më pak, duhet të marrë më pak protagonizëm dhe të merret më shumë me kërcimin sesa me paraqitjen, apo pse më the, pse të thashë. Në qoftë se ti do ta kritikosh dikë dhe e kam ndarë mendjen për ta kritikuar, për shembull Dalina Buzi e ndante për mua që në fillim dhe do ma gjente diçka”, tha ai.