Misteri shoqëron bastisjen që policia greke i ka bërë 34-vjeçarit Vassilis Gorgolitsa, i njohur si këngëtar, tekst shkrues dhe ish-pjesëtar i reality-show në Greek Idol në vitin 2010.
Ai futi makinën në parkingun e Gjykatës së Apelit dhe e kishte të mbushur plot me 1 milionë e 200 mijë euro ndërsa 300 mijë euro të tjera iu gjetën në shtëpinë e tij.
Por, më 13 gusht kur ndërmori hapin Gorgolitsa ishte duke bërtitur se kishte në posedim eksploziv dhe drogë.
33-vjeçari ishte kthyer në sensacion së fundmi në rrjet pasi në llogarinë e tij në TikTok postonte periodikisht pjesë nga repertori i tij dhe ishte shumë i ndjekur nga të rinjtë.
E rëndësishme për policinë është origjina e parave, pasi “thesari” që mbante në një çantë udhëtimi dhe e kishte fshehur në shtëpinë e tij në Ilioupoli, zbulon se 34-vjeçari mund të ketë qenë anëtar i një rrjeti droge që tregtone kokainë, kanabis dhe pilula halucinogjene në baret e e Athinës dhe Mykonos.
Njoftimi i policisë:
Sipas njoftimit zyrtar të EL.AS., “ i akuzuari duke drejtuar një makinë ka hyrë në parkingun e mbyllur të Gjykatës së Apelit të Athinës dhe është paraqitur vullnetarisht pranë rojes së policisë për t’u dorëzuar.
Pas kontrollit të kryer në makinë dhe kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar në total:
1,513,555 euro dhe 336 dollarë amerikanë,
275 gram kokainë,
495,5 gram të përpunuara dhe 0,7 g. kanabis i papërpunuar,
37.9 gram kristal metamfetamine,
131 tableta ekstazi,
3 tableta medicinale,
makinë,
armë trullosëse,
267 fishekë,
4 pako najloni të improvizuara,
4 celulare.