Një futbollist egjiptian thotë se është dhunuar nga policia shqiptare në aeroportin e Rinasit. Futbollisti i cili luan në Turqi ka kontaktuar në redaksinë tonë për të denoncuar dhunën barbare që policia në Rinas ka ushtruar ndaj tij.
Sipas joq-albania egjiptiani thotë se eksperienca e tij në aeroportin e Rinasit është shumë e keqe ashtu si edhe policët. Sipas tij sapo ka mbërritur në aeroport, policia e ka ndaluar dhe nuk e ka lejuar të kalojë edhe pse ai kishte ardhur vetëm për vizitë te mikesha e tij shqiptare.
Futbollisti thotë se policia shqiptare e ka dhunuar, sharë, ofenduar dhe kthyer për në Turqi, andej nga kishte ardhur. Egjiptiani në fotot e mëposhtme tregon edhe shenjat e dhunës që ai thotë se policia ia ka shkatuar pasi e kanë rrahur dhe sulmuar.
Pritet njoftimi i policisë në lidhje me zbardhjen e këtij rasti të paprecedentë ndaj një turisti.
Denoncimi i plotë:
Pershendetje. Unë jam futbollist në Turqi dhe eksperienca ime në aeroportin e Shqipërisë ishte shumë e keqe. Nuk e prisja qe policia shqiptare ne aeroport ishte kaq keq.. Doja te vizitoja familjen e shoqes sime dhe nuk i shkela ligjet dhe kam prova qe vizitat e mia ishin ne familjen e shoqes sime per ngushellime babait te saj.. Por çfarë ndodhi nuk e pashë në jetën time.. rrahje, sharje, shpifje dhe fyerje dhe nuk më lanë të hyja.. më folën në fillim anglisht. Kur u shpjegova gjithçka dhe thirra edhe shoqen time dhe ata folën me të, ata nuk flisnin anglisht dhe filluan të flasin gjuhën shqipe dhe unë nuk kuptoja asgjë. cfare te bej tani kthehem ne turqi ose hyj te vizitoj shoqen time dhe familjen e saj..Më sulmuan dhe më rrahën dhe ma vunë hekurin në dorë.. edhe se doja të pija ujë dhe të pija ilaçet. Ata refuzuan gjithçka dhe më kthyen në Turqi. Shoqja ime do të kontaktojë dhe ajo do t’ju shpjegojë se çfarë ka ndodhur edhe sepse nuk mund të flas në gjuhën shqipe