Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga emigrantët e mbijetuar të cilët u gjendën në varkën e cila u fundos disa ditë më parë në Detin Mesdhe.
Sipas gazetës greke Prothothema, emigrantët e mbijetuar kanë dëshmuar se trafikantët kanë goditur me thikë dhe kanë vrarë 6 prej tyre të cilët ishin në bord.
Sipas informacioneve, nga deklarimet e personave të shpëtuar pranë autoriteteve portuale, kjo ka ndodhur para se të hynin në zonën greke të kërkim-shpëtimit, në ujërat territoriale ndërkombëtare. Megjithatë, nuk është e qartë nëse incidenti ka ndodhur mes trafikantëve dhe emigrantëve apo mes grupeve rivale të emigrantëve.
Të dhënat tregojnë se fundosja e varkës shkaktoi 78 viktima, ndërsa 104 të tjerë janë shpëtuar.