Franca i ka dhënë pas vdekjes nderimin më të lartë një gazetari të AFP-së të vrarë në Ukrainë. Arman Soldin, 32 vjeç, i cili vdiq në një sulm me raketa afër Bakhmutit në maj, u shpall kalorës i Legjionit të Nderit.
Presidenti francez Emmanuel Macron përshëndeti “trimërinë” e Soldin në një letër dërguar agjencisë së lajmeve Agence France-Presse. Soldin është një nga të paktën 17 gazetarët e vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Atij iu dha nderimi me një dekret presidencial të enjten – një nga 358 qytetarët e shpërblyer nga e gjithë shoqëria franceze.