Gjyqtarët francezë kanë lëshuar urdhër-arrest për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.
Sipas autoriteteve franceze, urdhër-arresti lidhet me përdorim të armëve të ndaluara kimike kundër civilëve në Siri.
Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për vëllain e tij Maher al-Assad, dhe dy zyrtarë tjerë të lartë.
Urdhër-arrestet, të cilat lidhen me akuza për përfshirje në krime kundër njerëzimit dhe në krime lufte, vijnë pas një hetimi penal për armët kimike në qytezat Douma dhe Gutën Lindore, në gusht të vitit 2013.
Si pasojë e atyre sulmeve kanë vdekur më shumë se 1.000 njerëz.