Këngëtari Ylli Limani, këtë vit kishte një sezon mjaftë të ngarkuar me koncerte dhe projekte pafund por siç duket këngëtari nuk është marrë vetëm me këtë gjë. Në një foto të publikuar së fundmi, Ylli shfaqet me një trup krejt ndryshe. Ai duket se ka humbur disa kilogramë, duke ua lënë vendin kështu muskujve, ku për hir të së vërtetës, duket se i shkojnë shumë.
Sigurisht që për këtë trup me muskuj, Ylli ka investuar shumë dhe u ka kushtuar goxha vëmendje dhe dashuri.