Ylli Limani në të gjitha daljet e tij publike ka konfirmuar se ka një lidhje shumë të veçantë me pjesëtarët e familjes, ku me babanë shpeshherë nuk i përputhen mendimet, por kjo gjë nuk ndodh me mamanë. Ai është shprehur se ka një lidhje shumë të fortë me të dhe i dedikon edhe fjalë të ëmbla në rrjetet e tij sociale.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e djeshme, ku Ylli ka uruar mamanë e tij mësuese për vitin e ri shkollor që ajo ka nisur. Me anë të një fotoje të shpërndarë në Instagramin ai shprehet se është krenar për mamanë e tij.
“Shumë dashuri për nënën e cila nis një vit të ri shkollor me nxënësit e klasës së parë. Jam krenar për ty çdo ditë”, shkruan Ylli bashkangjitur postimit.
Yll Limani ka shijuar një verë të suksesshme sa i përket karrierës muzikore, ku ka mundur të japë edhe dy koncerte brenda një natë.