Policia e Tiranës ka publikuar foton e autorit të krimit të dyfishtë të ndodhur ditën e sotme në rrugën “Islam Alla” në Tiranë.
Ai është Arsen Muskurti dhe menjëherë pas ngjarjes së rëndë është arratisur bashkë me armën e krimit. Viktima kanë mbetur vëllai i tij Dritan Muskurti dhe bashkëshortja e tij Nora Muskurti.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe shtetases N. M., 33 vjeçe (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.