I jepet sot lamtumira e fundit, Grei Bihucit 20-vjeçarit i cili mbeti i vdekur dje pas një sherri me thika në qendër të qytetit të Fierit. Grei Bihuci humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. Ndërsa sot në pranga ra dhe një 17-vjeçar, djali i xhaxhit të Florjanit, Klajdi Muka.
Sherri ka ndodhur mes dy kushërinjve me 20-vjeçarin Olsi Serjanin, i cili ka mbetur i plagosur. 20-vjeçari Grei Bihuci është vrarë aksidentalisht, pasi është futur për të ndarë sherrin mes dy kushërinjve dhe 20-vjeçarit Olsi Serjani, të cilin i riu e kishte shok.
19-vjeçari Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pastiçeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.