Një ngjarje tronditëse u shënua dje në Kosovë, ku gazetari Arton Turkaj ndërroi jetë në moshën vetëm 38-vjeçare. Duket se shkaku i episodit të trishtë ka qenë një atak kardiak. Për vdekjen e gazetarit ka reaguar edhe Fero, por reagimi i tij nuk është ai që pritej. Gazetari, që njihej për humorin e hollë dhe të zi, në ditën e Krishtlindjes kishte bërë një status satirik. “Urime Krishtilindjet, jua boftë Allahu kabull”, shkruante Artoni, status që është marrë si blasfemi.
Sakaq Fero ka shkruar në Instastory.
“Urime vdekjen gazetar. Kalofsh mirë në varr”. Ky postim i këngëtarit shkaktoi indinjatë dhe urrejtje nga fansat edhe pse Fero ka vazhduar me postimet e tij që ja adreson fesë. Kjo revoltë e ndjekësve u reflektua menjëherë në rënien e numrit të tyre në Instagramit e Feros.