Një grup kriminal që trafikonte vepra të çmuara arkeologjike që i përkisnin periudhës së antikitetit, është goditur nga policia e Fierit.
Në pranga kanë rënë Shpëtim Kalemi 51 vjeç dhe Pandeli Petani 57 vjeç të cilët akuzohen se kanë trafikuar nga Greqia vepra arti, ikona dhe piktura që autorëve grekë që i përkasin periudhës së antikitetit, mes tyre edhe një kokë mermeri e periudhës së shekullit të dytë para lindjes së Krishtit.
Vlera e veprave të çmuara arkeologjike që janë trafikuar nga shteti grek, kap vlerën e 1.5 milionë eurove. Gjatë kontrollit të bërë në 2 banesat e të arrestuarve, u gjet edhe një sasi droge kanabis sativa, municion luftarak dhe një furgon që përdorej për transportin e veprave arkeologjike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.