Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur Tajvanin, më i forti në 25 vitet e fundit. Autoritet lokale paralajmëruan cunam në ishujt fqinje të Japonisë Jugore dhe Filipineve, por alarmi u hoq më vonë. Deri tani raportohet për 4 persona të vdekur dhe 56 të plagosur, por ka ende njerëz të bllokuar nën rrënoja.
Epiqendra ishte në një thellësi prej 15.5 km larg bregut lindor të ishullit. Qyteti i Hualien është më i prekuri. 26 ndërtesa janë shembur deri më tani në të gjithë Tajvanin, gjysma e tyre në Hualien. Tërmeti u ndje deri në Kinë, në Shangai, Fuzhou, Xiamen, Quanzhou dhe Ningde. Tërmeti ndërpreu energjinë elektrike në disa zona të kryeqytetit Taipei : më shumë se 87 mijë familje në të gjithë ishullin janë ende pa energji elektrike.
Në kryeqytet, metroja u rikthye menjëherë në funksion, madje nga hekurudhat njoftuan se për momentin nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
“Rreziku i cunamit pas tërmetit të fuqishëm pranë Tajvanit është tejkaluar në masë të madhe”, njoftoi Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit, një observator me qendër në Hawaii.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se disa valë të vogla cunami arritën në pjesë të prefekturës jugore të Okinawas, por më vonë e uli paralajmërimin për cunami. Ishujt Filipine kanë këshillua banorët në zonat bregdetare të disa provincave duke u kërkuar atyre që të evakuohen në zona më të larta.
Tërmeti ishte më i forti që goditi ishullin që nga viti 1999, kur një tërmet me magnitudë 7.6 vrau rreth 2,400 njerëz. Hualien është një zonë e Tajvanit veçanërisht e prirur ndaj tërmeteve: 17 njerëz vdiqën në 2018.