Ka shkuar në 7 numri i viktimave nga përmbytjet që ka shkaktuar stuhia ‘Babet’ në disa pjesë të Britanisë. Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa mijëra shtëpi, biznese si dhe rrugë janë dëmtuar. Autoritetet kanë marrë më shumë se 90 paralajmërime për përmbytje, pasi lumenjtë dhe përrenjtë në Yorkshire, Humber dhe East Midlands dolën nga shtrati.
Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar gjithashtu përmbytje dhe në veri të Anglisë. Përmbytjet gjithashtu kanë shkaktuar kaos nëpër rrjetet hekurudhore në veri të Britanisë ndërsa paralajmërimet për të mos lëvizur vijojnë të mbeten në fuqi pasi moti do të vijojë të përkeqësohet.