Gjyqtarët e Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar takim në Ambasadën amerikane. Përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada amerikane deklaron se Ekipi ynë gjatë takimit theksoi rolin kyç të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Në njoftim thuhet se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar në mbështetjen për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent.