Një vit pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira duket se ka gjetur sërish dashurinë dhe po krijon një marrëdhënie të re të qëndrueshme.
Mediat spanjolle shkruajnë se 46-vjeçarja po njihet me Rafael Arcauten, një producent muzikor argjentinas. Sipas burimeve prania e 44-vjeçarit e mbush me buzëqeshje dhe qetësi këngëtaren ndërsa mësohet se ai është shumë i kujdesshëm në hapat që hedh në këtë marrëdhënie.
Një vit pas ndarjes së bujshme me Pique, Shakira në një marrëdhënie të re. Arcaute është mjaft i suksesshëm në fushën e muzikës dhe është vlerësuar me 18 çmime Grammy.