Policia në Ekuador ka sekuestruar plot 122 pako me kokainë të cilat mbanin sipër flamurin shqiptar. Operacioni policor i cili u zhvilluar në kantonin El Guabo të provincës El Oro u arrestua 37-vjeçari shqiptar i quajtur Jonathan M. Ky i fundit po e transportonte drogën me kamion.
Policia kishte parë dy kamionë dhe një furgon të cilët po bënin lëvizje të dyshimta, ndaj edhe kërkuan që të ndalonin. Shoferët e kamionëve dhe furgonit nuk ju bindën urdhrit të policisë duke shtuar shpejtësinë dhe tentuan të largoheshin për të humbur gjurmët. Gjatë arratisjes, njëri nga kamionët u përplas me një fabrikë bananesh në sektorin Santa Lucia dhe shoferi arriti të largohej duke u fshehur mes plantacioneve.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën qese të shumta me drogë dhe mbi to shkruhej “JP” dhe kishin lart flamurin shqiptar. Gjatë kontrollit në zonë, policia arrestoi shqiptarin Jonathan M., i cili kishte me vete 2090 dollarë.
Sipas policisë së Ekuadorit, droga kishte si destinacion Europën dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën 7 milionë dollarë.