Bebe Rexha shpeshherë është komentuar për trupin e saj. Sikurse ka ndodhur edhe së fundmi, ku në një video në Tik Tok komentet mbizotëruese ishin pikërisht për peshën e këngëtares.
Përmes një statusi në rrjetin e saj Twitter ajo shkruan:
“T’i shohësh është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e mërzitur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por kjo është thjesht e keqe. Faleminderit të gjithë njerëzve që më duan pa kushte”.
Ndërkohë një nga komentet që i ishte bërë këngëtares, ishte një fanse që kishte shkruar: “E dua atë për faktin se është kaq unike dhe reale, ajo e do veten e saj brenda dhe jashtë dhe ne mund ta shohim këtë”.