Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Autori është identifikuar si Amarildo Kamberi (Kuçi), i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë fqinjin e tij Xhevahir Kolaveri 47 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Raportohet se shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.