Aksidenti i ndodhur mes dy automjeteve në Vorë ka sjellë plagosjen e efektives së Policisë Rrugore e cila ishte në krye të detyrës.
Sipas njoftimit të policisë, e plagosur ka mbetur inspektorja A.Sh. Ajo është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti në Vorë ka shkaktuar radhë të gjata në autostradën Tiranë-Durrës.