Franca veriore mbetet në gatishmëri të lartë pas shirave të dendur dhe përmbytjeve. Rreth 200 shkolla vijojnë të jenë të mbyllura ndërsa pritet që moti i keq të përfshijë dhe vende të tjera. Qindra banorë janë evakuuar ndërkohë që gjendja e alarmit mbetet ende në të gjithë veriun e vendit.
Ministri i Mjedisit, Christophe Bechu ka bërë me dije se në dhjetëra qytete do të shpallet fatkeqësia natyrore dhe banorët e prekur do të përfitojnë ndihma nga shtetit. Pas tetorit më të nxehtë të regjistruar në histori, stuhitë e Atlantikut kanë prekur shumë shtete të Evropës.
Një paralajmërim i ri për motin është lëshuar për rajonin e Toskanës në Italisë dhe përgjatë kufirit francez në Belgjikë.