I riu që shihni në këtë foton e mëposhtme nuk është i vetëdijshëm që ka kryer publikisht një vepër penale. Pyetja që bie është: A duhet falur ai që vë pitbullin e tij të sulmojë qentë e pambojtur të rrugës vetëm se nuk është në dijeni të ligjit për mbrojtjen e kafshëve?!
Apo është në dijeni dhe vazhdon ta bëjë diçka të tillë i qetë pasi kësaj vepre penale në Shqipëri nuk i jepet dënimi i merituar?! Me krenari, ky person i publikon videot e masakrave në story, në profilin e tij në Instagram pa u shqetësuar nga pasojat penale.
Një aktiviste ka kontaktuar me Rexhep Mansakun pas videos së publikuar nga ARSA, ku pitbulli i tij sulmon qen të pambrojtur rruge. Vajza i kërkon llogari për atë çfarë ai ka bërë, teksa Mansaku i përgjigjet se qentë janë të zijët dhe bën çfarëdo me ta.
Për të parë videon, klikoni këtu.
E shqetësuar, qytetarja denoncon:
“Përshendetje ju lutem mund ta postoni rastin e ketij qenushi qe sulmohet nga qen tjeter , me udhezim e vetdije te plot nga nje kafshe njerezore. Rexhep Mansaku. Ngjarja ka ndodhur ne Zall Dajt, rruga e Arberit”.
BISEDAT E PLOTA
Marrë nga JOQ.AL