Meriton Mjekiqi duket se brenda shtëpisë së BBV po nis një histori dashurie me gazetaren 11 vite më të madhe Ilnisa Agolli, edhe pse kanë vetëm dy javë që njihen. Ndërkohë, te dy ata janë prindër të dy fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme. Meritoni është baba i një djali, ndërsa Ilnisa ka një vajzë.
Mësohet tani se ndarja e Meritonit nga partnerja e tij, Egesta, ka qenë problematike e të dy janë përplasur edhe publikisht, duke mos kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit. Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, e nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje. Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij personale, marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tyre.
Vetë Meritoni pretendoi asokohe me kontaktonte me djalin, por i cilësoi reagimet e ish partneres aq te forta sa sic tha ai, përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba. Sakaq, mbrëmjen e së martës, ish e dashura e Meritonit, Egesta, tregoi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.