Galaja amfAR në Festivalin e Filmit të Venecias mblodhi shumë të famshëm që dolën dhe mbështetën fondacionin. Rita Ora dhe Leona Lewis ishin zgjedhur të performonin në event. AmfAR është një organizatë jofitimprurëse që është e përkushtuar për të mbështetur kërkimin mbi AIDS, parandalimin e HIV-it, edukimin për trajtimin dhe avokimin. Organizata ka investuar 635 milionë dollarë.
Të pranishëm ishin edhe yje si Camila Mendes, Jesse Williams, Bella Thorne, Milla Jovovich, Michelle Rodriguez, Kate Beckinsale, Alejandro Nones, Luke Evans dhe shumë të tjerë. Por ajo që vodhi vëmendjen e të pranishmëve por edhe të mediave të huaja ishte Rita Ora. Ajo kishte zgjedhur dy fustane, njërin rrjetë të zezë me një motiv të bardhë në krahun e djathtë, ndërsa gjatë performancës kishte veshur një fustan të bardhë ngjit pas trupi, i cili i nxirrte në pah format perfekte trupore. Mediat e huaja e kanë cilësuar si një ndër të ftuarat që është veshur më bukur.