Policia greke i ka bërë me shenjë të ndalojë një kamioni, i cili po tentonte të afrohej në kufirin e gjelbër greko – shqiptar, por në këtë moment drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë dhe pak metra më pak është ndalur dhe ka braktisur mjetin, duke u larguar me vrap së bashku me pasagjerin.
Ngjarja është regjistruar në Igumenicë, ndërsa policia njofton se pas kontrollit të kamionit, në brendësi të tij janë gjetur 36 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët kishin për destinacion vendin tonë.
Ndërkohë, pas disa orësh, është bërë i mundur arrestimi i shoferit dhe pasagjerit, të dy shtetas shqiptarë, të cilët u kishin marrë nga 200 euro për kokë emigrantëve për t’i garantuar transportin drejt kufirit nga Peleponezi.