Jennifer Aniston ka ndezur thashethemet për fejesë pasi u fotografua në SAG Awards teksa mbante një unazë gjigante diamanti në dorën e majtë. Aktorja 55 vjeçare, u nominua për rolin e saj në ‘The Morning Show’. Ajo gjithashtu doli në skenë së bashku me Bradley Cooper për t’i dhënë Barbra Streisand çmimin SAG Lifetime Achievement.
Jennifer mahniti në ceremoni e veshur me një fustan argjendi me një dekolte të thellë dhe një të çarë deri në kofshë. Por pjesa më tërheqëse e veshjes së saj ishin bizhuteritë, kryefjalë e të cilëve ishte një unazë me një gurë të madh diamanti në gishtin e unazës. Jennifer nuk dihet të jetë në lidhje me dikë aktualisht, dhe nuk ka qenë e lidhur në mënyrë romantike me askënd për pesë vitet e fundit. Por diamanti gjigand sapo ndezi zërat se në jetën romantike të aktores së famshme mund të ketë lajme të reja.