Një dyqan celularësh është grabitur në Tiranë vetëm disa minuta më parë. Sipas burimeve në vendin e ngjarjes, autori ka arritur që të grabisë 15 celularë nën kërcënimin e armës dhe është larguar nga dyqani në këmbë. Siç shihet edhe nga fotoja e mëposhtme, autori i grabitjes ka qenë i maskuar dhe i veshur me xhinse, triko të zezë, doreza të zeza dhe një xhup të kuq.
Grabitja ka ndodhur në dyqanin ‘3 Vëllezërit Fejzo’ në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’. Policia ka vendos në dispozicion shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e grabitësit.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesorë të Tiranës dhe në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forcat ‘Shqiponja’.