Gigi Hadid dhe Bradley Cooper u fotografuan së fundmi të kapur për dore teksa ishin në Londër. Ndërsa priste në një cep të rrugës, Gigi iu afrua aktorit të “Hangover” ndërsa ata po bisedonin. Edhe pse as Cooper dhe as Hadid nuk e kanë komentuar romancën e tyre, gjërat duket se po ecin mirë mes tyre. Mësohet se ajo tashmë e ka takuar nënën e aktorit të “Silver Linings Playbook”, Gloria Campano, në shumë raste.
Modelja u fotografua duke u bashkuar me dyshen nënë-bir për darkë pas Golden Globes në fillim të këtij muaji. Hadid u pa gjithashtu duke u shoqëruar me Campanon në nëntor, pak pasi dyshja shijuan një arratisje romantike në Pensilvani, ku aktori së fundmi bleu një pronë.
Në atë periudhë, një person i brendshëm tha se gjërat po “bëheshin serioze shumë shpejt” midis tyre. Kujtojmë që modelja e Victoria’s Secret ndan vajzën 3-vjeçare Khai me ish-të dashurin Zayn Malik, ndërsa Cooper është baba i vajzës Lea De Seine, 6 vjeç, me modelen Irina Shayk.