Ditën e djeshme rreth orës 15:00 në një aksion të përbashkët të Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Guardia di Finanza u parandalua trafikimi i 992 kg kanabis në drejtim të Italisë.
Në një skemë të organizuar në mënyrë perfekte për të shmangur radarët, tre skafe të drejtuar nga vlonjatët Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi udhëtuan deri në gjirin e Arushës për të ngarkuar lëndën narkotike në velierën e drejtuar nga dy shtetas ukrainas.
Ditën e sotme Gdf ka zbuluar edhe velierën luksoze që ishte nisur drejt brigjeve të Shqipërisë nga Italia.
Guardia di Finanza bën me dije se nëse do të hidhej në treg kanabisi i sekuestruar do të arrinte vlerën e 10 milionë eurove.
Operacioni është zhvilluar në ujërat ndërkombëtare, rreth 13 milje nga brigjet e Shqipërisë. Agjentët e Gdf gjetën 153 thasë celofani të madhësive të ndryshme që përmbanin një ton marihuanë.