Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Athinës, ku një person i armatosur ka hyrë në një kompani transporti dhe ka hapur zjarr ndaj punonjësve. Si pasojë e të shtënave me armë ka ndërruar jetë një persona si dhe janë plagosur 3 të tjera.
Mësohet se agresori kishte disa ditë që ishte pushuar nga puna dhe ky ka qenë edhe shkaku i zemërimit të tij. Autori i vrasjes ka hyrë nga pjesa e grazhdit pasi duke qenë se ende figuronte punonjës, ka hyrë shumë lehtësisht në godinë.
Policia rrethoi godinën dhe mbylli rrugët kryesor të zonës, por disa minuta më vonë u raportua që autori kishte vrarë veten. Autori i ngjarjes së rëndë ishte me origjinë egjiptiane.