Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, 19 gusht. Mjeti ka marrë flakë papritur në parkimin përpara IEVP-së Berat dhe ishte në pronësi të gardianit të burgut K.M. Gardiani e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30, kur edhe kishte marrë shërbimin, ndërkohë flaka u vërejt rreth orës 22:15.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëseje që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë. Edhe efektivë policie kanë mbërritur në vendngjarje për këqyrur vendin e zjarrit.
Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Si pasojë e zjarrit, mjeti tip “Mercedez Benz”, pësoi dëme të mëdha, motori dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht.