Prej disa kohësh, në mediat online qarkullojnë lajme se prezantuesja Bora Zemani është në pritjen e saj të dytë të ëmbël. Shpeshherë edhe në daljet dhe intervistat e saj është pyetur për faktin e të pasurit një fëmijë të dytë por ajo asnjëherë nuk ka dhënë një përgjigje konkrete për planet për të zgjeruar familjen.
Së fundmi, Bora ka reaguar rreth këtyre lajmeve që siç duket kanë nisur që ta shqetësojnë. Teksa ka postuar një foto në palestër, ku tregon peshën e saj, ajo ka shkruar:
“Ju tregoj për sa kohë do ndryshoj. Që mos të kemi më lajme shtatzënie”.