Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren Bora Zemani, pasi ajo feston 32-vjetorin e lindjes. Sigurisht nuk kishte se si të mungonte një urim nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili ka pritur orën 00:00 për ta uruar shpirtin e tij binjak përmes një postimi në InstaStory.
“Për ty botën! 100”- ka shkruar moderatori krahas fotos së Borës, të cilën e ka shoqëruar me një zemër.
Nga ana tjetër një urim për Borën ka ardhur edhe nga shoqja e saj e ngushtë, këngëtarja Semi Jaupaj.
“Shpresoj që gjithmonë të festojmë kështu si fëmijë, por tani ti je ‘fijuar’”- ka shkruar artistja krahas një videos duke kërcyer dhe kënduar me Borën.