Identiteti i saj mbetet ende misterioz për publikun, por ajo është shumë e përfolur në mediat rozë. Bëhet fjalë për partneren e këngëtarit, Blero i cili prej javës ka nisur aventurën e tij si banor i Big Brother VIP Kosova 2.
E dashura e autorit të “Fotografia” në disa raste ka treguar mbështetjen e saj për këngëtarin, ndërsa së fundmi ka zgjuar kureshtjen me një postim. Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka bërë një paralajmërim sipër një fotoje ku shihet përkrah Bleros.
“Nesër zemër. Më mungon shumë”, ka shkruar ajo.
Mbetet të shihet nëse ka përgatitur ndonjë surprizë për Bleron, i cili e ka përmendur vazhdimisht që nga fillimi i BBVK.