Ish-miss Bolivia Mundo 2020 dhe Miss Charm Bolivia 2023, Alondra Mercado Campos 22 vjeç e njohur si Alondra MC është arrestuar dhe ndodhet në burgun e grave në Trinidad në Beni, Bolivi.
Ajo akuzohet se është pjesë e një rrjeti të trafikut të armëve që drejtohej nga i dashuri i saj Andres Vasquez i cili tashmë është i arratisur. Mediat e huaja shkruajnë se arrestimi i saj u bë i mundur gjatë bastisjes së godinës ku ajo jetonte me të dashurin e saj dhe gjatë kontrolleve u gjet arsenal armësh, të tipit ‘pushkë’ dhe kallashnikovë.
Me mbi 40 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ish-miss Bolivia shihej si një figurë magjepsëse dhe postonte vetëm mesazhe inspiruese por pas bastisjeve të policisë rezultoi krejt e kundërta dhe u zbulua se ajo ishte pjesë e trafikut të armëve në Bolivi.