Aktorja e njohur dhe deputetja në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi rreth tre vite më parë mposhti për herë të dytë sëmundjen e rëndë. Ajo luftoi sërish pas 9 vitesh me tumori në kokë dhe ja doli me sukses. Por, për fat të keq Adrianës i duhet sërish të bëjë një komunikim të dhimbshëm me ndjekësit.
Ajo ka njoftuar se po përballet me një sëmundje të re dhe se i duhet t’i lë të gjitha angazhimet për të kryer një operim. Dy armiqtë konsideron në jetë Adriana Matoshi, ata që në fytyrë të qeshin dhe pas shpine të shkelin dhe më e rëndësishmja, kur të tradhton shëndeti. Ajo thotë se në këtë muaj të shenjtë po lë pas çdo gjë, që nga njerëzit më të dashur te angazhimet profesionale.
“Lutuni të kthehem mirë”, përfundon ajo.