Itali- Mjegulla u bë shkak për një varg aksidentesh në autostradën A22, ku një drejtues kamioni ndërroi jetë pas një përplasje në zonën e Modenës rreth orës 11:55.
Në po të njëjtën zonë, për shkak të përplasjeve masive nga ana e pasme midis Reggiolo dhe Carpi në A22, midis km 285 dhe 300 në të dy drejtimet, autostrada Brenner u mbyll, në hyrje, si masë paraprake për rreth shtatëdhjetë kilometra.
Zjarrfikësit arritën të nxirrnin disa persona të bllokuar në llamarina, ndërsa numri i automjeteve të përfshirë në aksident mësohet të jetë 100. Shkak për përplasjen është bërë vizibiliteti i dobët për shkak të mjegullës. Disa persona u plagosën, por për fat të mirë asnjëri nuk është në gjendje të rëndë.