Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të ndjekë live në Tiranë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
Në një postim në Facebook, Kurti shkruan se po vjen drejt Shqipërisë bashkë me Lulzim Jasharin, djalin e Adem Jasharit.
“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Kurti në Facebook.