Babai i Sara Gjordenit bëri një reagim ndaj vajzës së tij duke shkaktuar “rrëmujë” në rrjet. Ai pretendoi se e ëma e Sarës e ka tradhtuar atë, prandaj ai është ndarë. Pas kësaj deklarate, ish-banorja ka reaguar ashpër ndaj akuzave të babait të saj duke e quajtur atë ‘monstër’.
Personazhe publike kanë replikuar ndaj situatës e një ndër ta Flori Mumajesi.
Këngëtari është shprehur se në këtë histori ai i jep të drejtë Sarës.
Ky e quan veten babë. Neveri. Sara Gjordeni në këtë histori je motra ime dhe jo vajza e një njeriu si ky – shkruan Flori Mumajesi.