Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina e ka dëshmuar se është një praktikuese e fesë islame. Ajo agjëron tash e disa vite, ndërkohë që edhe në fillim të këtij Muaji të Shenjtë e ka treguar një gjë të tillë. Artistja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja në rrjete sociale, ku shihet e mbuluar me shami.
“Këto ditët e fundit të muajit të madhërishëm ta arrijmë natën e Suratu Al-Kadër Elhamdulilah”, ka shkruar ajo.
37-vjeçarja këtë kohë ka qenë shumë e diskutuar në faqet rozë e showbizzin shqiptar.