Kapitulli i Fisnik Sylës në jetën e Fjolla Morinës duket se ka mbaruar. Këngëtarja ka bërë me dije në Instagramin e saj se është shumë e dashuruar dhe ka nisur një romancë të re.
Ajo ka postuar disa foto me një buqetë të madhe në formë zemre me trëndafila të kuq dhe me shkronjën “F”.
Madje në foton e fundit ka postuar dhe fytyrën e një mashkulli, por e ka mbuluar me një zemër të kuqe.