Emocionet dhe spektakël dhuruan dy derbit e luajtur këtë të dielë në Seria A italiane. Përballja mes Interit dhe Juventusit u fitua nga torinezët me shifrat e ngushta 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Filip Kostic në minutën e 23-të.
Inter tashmë numëron 50 pikë dhe koleksionon humbjen e dytë radhazi, ndërsa Juventus i shtati me 41 pikë. Fitore minimale 1-0 realizoi edhe Lazio në derbin e kryeqytetit ndaj Romës. Zakajni shënoi golin e vetëm në këtë duel, duke i ngjitur bardhekaltërit në vendin e dytë në renditje.