Parlamenti turk do të ratifikojë sot kandidaturën e Finlandës në NATO, sipas axhendës së takimit. Turqia është vendi i fundit anëtar në Aleancën Atlantike që miraton anëtarësimin e Finlandës në NATO pasi parlamenti hungarez votoi pro.
Erdoğan kishte bllokuar hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në Aleancë që nga maji i vitit 2022. Ankaraja akuzon Stokholmin për pasivitet ndaj “terroristëve” kurdë që kanë ikur në Suedi.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg Përshëndeti njoftimin e Erdoğan dhe tha se gjëja më e rëndësishme është që Finlanda dhe Suedia të bashkohen me NATO-n sa më parë të jetë e mundur. Finlanda, e cila mbajti neutralitetin e vendosur nga Moska pas luftës me Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndan me Rusinë vijën më të gjatë kufitare 1,340 kilometra të gjatë, e ndjekur nga Ukraina dhe i druhen një sulmi të mundshëm nga Putin.
Ankaraja vazhdon të ketë një qëndrim negativ ndaj pranimit të Suedisë dhe Erdogan përsërit se Stokholmi nuk ka marrë ndonjë masë pozitive në listën e “terroristëve”. Presidenti i Turqisë i referohet më shumë se 120 kërkesave të ekstradimit bërë nga Ankaraja.