Polumbarët e RENEA-s kanë nisur sot sërish kërkimet për 26-vjeçarin Mateo Lika dukë shënuar kështu ditën e 4-tët të kërkimeve për gjetjen e tij. Deri më tani dyshohet se ai ka rënë në lumin Seman në Fier bashkë më makinën e tij por ende nuk ka asnjë shenjë që mund të çojë në gjetjen e tij.
Ditën e sotme, në ditën e katërt të kërkimeve, polumbarët do t’i shtrijnë kërkimet e tyre deri në grykëderdhjen e Semanit e cila të nxjerr në det. Zhdukja e Mateo Likës u denoncua nga familjarët e tij pasi ai nuk përgjigjej në telefon. Prej 4 ditësh telefoni i tij rezulton të jetë i fikur.
Dy ditë më parë, në ‘Urën e Mbrostarit’ ku dyshohet se ai ka rënë në lumë, u gjet targa por asnjë gjurmë e tij apo e mjetit të tij.